Flash News

Ditari i Opozitës

E quajti projektrezolutën e Gjenocidit serb ‘hipokrite’, Shehu-Felajt: Dëshmon varësinë e Ramës ndaj Vuçiç

E quajti projektrezolutën e Gjenocidit serb ‘hipokrite’,

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të socialistes Ermonela Felaj, për projekt-rezolutat e dorëzuara në Kuvend mbi dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

E ftuar në studion e “Open”, Felaj deklaroi se dokumentet apo projektrezolutat që dorëzohen në Kuvend janë një sjellje hipokrite.

“Unë ju referova rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe detyrën e kryetares për të vendosur për këto projektrezoluta. Meqenëse më kërkohet të mbaj një qëndrim, të them mendimin tim personal. Është bërë si modë që të kërkohen mocione me debat dhe të votohen projektrezoluta të caktuara. Kjo është hipokrite, kjo sjellja është hipokrite. Në fund nuk synon atë që përshkruhet në dokumente”, u shpreh Felaj.

Teksa e cilëson Felajn ‘zëdhënëse të një gabimi fatal të maxhorancës’, Shehu shkruan në reagimin e tij në Facebook se deklarata e socialistet është sinjali i pari negativ i vullnetit që PS të dënojë krimet serbe në Kosovë dhe t’i japë emrin ‘gjenocid’.

Sipas Shehut, komentet dhe qëndrimi i Felajt tregojnë qartësisht lidhjen dhe varësinë e qeverisë Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, çka justifikon edhe shkakun e rrëzimit të projektrezolutës nga maxhoranca.

“Zj.Felaj po behet zëdhënëese e paralajmëruese e një gabimi fatal të maxhorancës! Mbrëmë Zj.Felaj dha sinjalet e para qartësisht negative te "vullnetit" te maxhorancës, për të rrëzuar rezolutat, qe i venë emrin “Genocid” krimeve serbe ne Kosove ne vitet 1998-99, i dënojnë ato e kërkojnë veprime e reagime te arsyeshme ndaj atyre, duke i "agresuar" ato.

Se pari dëshiroj t’i kujtoj Zj.Felaj se asnjëherë deri me sot Shqipëria nuk ka zyrtarizuar termin “genocid” ndaj atyre krimeve, gjë qe e ka realizuar Kuvendi i Kosovës ne vitin 2019. Kjo është tentativa e pare zyrtare qe po behet ne këtë drejtim.

Se dyti Zj.Felaj, me dashje apo pa dashje, nxjerr shkakun e këtij qëndrimi drejt refuzimit te maxhorances:

Pikërisht lidhjet, vartësinë nga Vuçiç, rënien nen presionin e tij, kur ajo deklaron se një veprim i tille bie ndesh me nismën vuçiçiane te “Ballkanit te hapur” ose “Jugosllavia e Re””, shkruan Shehu në postimin e tij.

Të fundit