Flash News

Ditari i Opozitës

Edi Paloka thirret në SPAK: Arsyeja? Është një çështje e vjetër

Edi Paloka thirret në SPAK: Arsyeja? Është një

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, është thirrur sot pranë ambienteve të SPAK. Demokrati ka qëndruar brenda për rreth 35 minuta për t’u marrë në pyetje nga SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Paloka në një prononcim të shkurtër për mediet, u shpreh se kishte menduar se ishte thirrur për t’u pyetur lidhur me hetimin e zgjedhjeve, por në fakt bëhet fjalë për një çështje të vjetër.

“Prisja se mos ishte në lidhje me hetimin e zgjedhjeve, por nuk kishte lidhje me këtë. Është një çështje e vjetër”, deklaroi Paloka.

Deputeti nuk dha më shumë detaje, por mësohet të ketë lidhje me kohën kur PD mbështeste protestat e banorëve të Astirit.

Të fundit