Flash News

Ditari i Opozitës

"Edi Rama, armik të popullit shqiptar", Basha: Nëse Kodi miratohet të enjten, Evropa nuk hap negociatat

"Edi Rama, armik të popullit shqiptar", Basha: Nëse Kodi
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar kryeministrin Rama si “armik të popullit shqiptar” pas këmbënguljes së tij për të rivotuar të enjten në Kuvend, Kodin Zgjedhor.

I pyetur se, çfarë ndodh nëse të enjten Kodi miratohet, Basha përgjigjet se “frika e Ramës nga humbja iu mbyll shqiptarëve dyert e Evropës”.

Sipas Bashës, nuk është hera e parë që Rama sakrifikon interesat kombëtare të shqiptarëve, për interesat e tij personale.

Çfarë ndodh nëse të enjten Kodi miratohet?

“Armik i popullit shqiptar. Evropa i thotë mos e kalo sepse nuk të hap negociatat, sepse nuk të pranojë unë ty në tavolinën e negociatave kur t’i kërkon të shkelësh standardet minimale në tavolinën e zgjedhjeve. Por tmerri që ka nga zgjedhjet nga ndëshikimi që do t’i vijë nga zgjedhjet e ka shtyrë t’iu vërë shkelmin përsëri interesit kombëtar të shqiptarëve.

Shkurt dhe qartë, nga tmerri që ka nga ndëshkimi dhe humbja e zgjedhjeve, po sakrifikon interesin e shqiptarëve për të ecur në integrimin evropian.

Nuk është hera e parë. Ky njeri këtë gjë ka bërë gjithmonë. Kur ishim gati për të marrë ftesën për në NATO, organizonte demonstrata kundër NATOS. Kur ishim gati për të hequr vizat, shkruante letra në Bruksel: Po ju hoqët viza shqiptarëve, do t’iu vijnë të gjithë azilantë. Kur ishte puna për të marrë statusin kandidat, e bllokoi me 3 ligjet në parlament. Dhe tani që kushti i vetëm është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare, prapë prej frikës së tij nga humbja e zgjedhjeve iu mbyll shqiptarëve derën e Evropës.

Armik i popullit shqiptar! Njësoj si me pandeminë, njësoj si me opozitën, edhe me integrimin e vendit”, tha Basha.

Të fundit