Flash News

Ditari i Opozitës

Efektivi përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Berisha: Dënoj mungesën e sigurisë në plazhe

Efektivi përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për aksidentin në Himarë ku një shef policie aksidentoi për vdekje me gomone një 7-vjeçare e cila kishte ardhur për pushime në bregdet me familjen.

Në një postim në Facebook, Berisha dënon mungesën e sigurisë në plazhe si edhe dëmin që shkaktoi efektivi i policisë.

“Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.

I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona”, shkruan Berisha.

Të fundit