Flash News

Ditari i Opozitës

"Eja me ne më 11 dhjetor", Spaho-Bardhit: Vetëm prerja e kokës iu ndan nga karrigia

"Eja me ne më 11 dhjetor", Spaho-Bardhit: Vetëm prerja e

Debatet në selinë blu vijojnë. Deputeti Edmond Spaho ka ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhin në Kuvendin e thiurr nga ish-kryeministri Berisha.

Spaho i kërkon Bardhit që të mos mohojë ekzistencën e firmave për thirrjen e Kuvendit, ndërsa i kujton se e ka mëbshtetur deri së fundmi dhe se nuk dëshiron të bëjë debat me të.

Spaho i thotë Bardhit se janë kapur pas karriges dhe se po veprojnë në bazë të interesave personalë. Gjithashtu vë theksin s ekryedemokrati Lulzim Basha nuk e sjellë dot PD në pushtet.

Ai jep përgjigje dhe për zërat që kanë kritikuar atë dhe shumë demokratë që sot kundërshtojnë Bashën. Spaho thotë se mendimet ndryshe për shumë çështje ia kanë thënë personalisht Bashës dhe pse nuk e kanë kundërshtuar publikisht.

"Lëreni demagogjinë, anëtarët e PD nuk ju duan. Jeni kapur pas karriges si ai athinasi që mbronte vendin e tij në betejen e Salaminës. Ndryshimi është që ju luftoni për karrige. Kur t'ju presin njerin krah ju do kapni karrigen me krahun tjetër, kur t'ju presin krahun e dytë do e mbertheni karrigen me dhëmbë. Pastaj vetëm prerja e kokes ju ndan nga karrigia.

Eja me ne në 11 Dhjetor. Nuk luftojme per vehte, por për ata të mjere që i kemi genjyer qe nga viti 2013 se do i sjellim në pushtet. Luli nuk i sjell dot në pushtet, s'ka formim, s'ka ide, nuk pyet, nuk degjon, nuk do dhe nuk njeh partiëe, është mendjemadh, kujton qe di gjithshka kur nuk di asgjë", shkruan ndër të tjera Spaho.

Të fundit