Flash News

Ditari i Opozitës

“Ekonomia është marrë peng”, Kryemadhi në prezantimin e programit në Durrës: Porti do jetë një stacion lider në rajon!

“Ekonomia është marrë peng”, Kryemadhi në

Gjatë prezantimit të platformës ekonomike të LSI-së në qytetin e Durrësit, mbajti fjalën e saj edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj, teksa u prezantua programi i LSI për qytetin bregdetar, Kryemadhi tha se investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja.

 “Ndjekja juaj e këtij projekti, duke parë me të mirat dhe të këqijat, kemi një produkt që është i prekshëm. Tashmë këtu në Durrës puna është gati. S’mund të themi se këtu nuk ka njerëz, por projekti është gati. Është me rëndësi që mos të krijojmë hapësira që elitën e Durrësit, mos ta largojmë. Në mënyrë të tillë që të nxisim zhvillimin. Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë, e bën atë lider në rajon. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë mundësi për të paguar, ne kemi mundësi që të kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaj, por dhe vendase. Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero. Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët. Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave kemi marrë angazhimin tonë, që Shqipëria të jetë jo vetëm shtëpia e investimeve, por të japë hapësira. Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve,” tha Kryemadhi.

Më herët fjalën e mbajti edhe drejtuesja Politike e Qarkut të Durrësit, Elona Guri e cila tha tha se LSI ka parashikuar krijimin e Zonave të Lira ekonomike me ngarkesë fiskale dhe taksa 0.

“Durrsakëve të ndershëm që paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbim, që nisin fëmijët në shkollë por s’marrin arsim, që kanë dëshirë të jetojnë këtu, por s’marrin perspektivë zhvillimi nga shteti.
T’ua kthejmë, atyre mijëra njerëzve që kam takuar në këto muaj, të cilët, inatin me padrejtësitë që përballen duan dhe duhet ta kthejnë në forcë ndryshimi, që Durrësi të jetë shtëpia e tyre dhe jo shtëpia e mafias dhe e krimit.

Për këtë arsye, në platformën politike të LSI-së, kur kemi parashikuar Krijimin e Zonave të Lira ekonomike me ngarkesë fiskale dhe taksa 0, kemi shprehur vullnetin për ta filluar me Durrësin, duke ndërtuar Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2”, tha Guri.

Të fundit