Flash News

Ditari i Opozitës

Çelja e negociatave, Tabaku: Opozita duhet të luajë rolin e saj në këtë proces kombëtar

Çelja e negociatave, Tabaku: Opozita duhet të luajë rolin e saj

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas çeljes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku tha se opozita duhet të përfshihet dhe të luajë rolin e saj në procesin e integrimit.

Ndër të tjera, deputetja demokrate theksoi se me pranimin e Shqipërisë në BE, qeveria nuk do të ketë më justifikime për mosfunksionimin e demokracisë apo largimin e të rinjve. Tabaku u shpreh se dita e sotme konfirmon fillimin e një procesi shumë të gjatë.

“PD ka bashkëpunuar me Bundestagun në mënyrë të veçantë. Shqipërisë i është dhënë një mbështetje e veçantë këto vite. Procesi i integrimit është një mekanizëm ku shqiptarët përfitojnë jo vetëm një emërtim të ri, por është vetëm fillimi i një procesi të gjatë. Shqipëria e meritonte që të fillonte këtë rrugëtim të ri. Në emër të opozitës ka shumë rëndësi sepse do të rritet mbikëqyrja. Nuk do të ketë më justifikime për mosfunksionimin e demokracisë, largimin e të rinjve. Sot e vlerësoj atë që ka ndodhur si hapi i një procesi të gjatë që do të tregojë gatishmërinë tonë. Kam disa të vërteta që duhet t’i ndaj. Detyra e parë e qeverisë është gatishmëria e strukturave, ne duhet të bëjmë gati strukturat dhe përfshirja e opozitës në këtë proces është me rëndësi. Opozita duhet të luajë rolin e saj sepse është proces kombëtar. Ne kemi për detyrë që të negociohen qëndrimet e Shqipërisë”, tha Tabaku.

Të fundit