Flash News

Ditari i Opozitës

Enno Bozdo 'thumbon' Bashën: Mos t'i shmangemi përgjegjësisë, përndryshe s'do rritemi dhe as të forcohemi

Enno Bozdo 'thumbon' Bashën: Mos t'i shmangemi

Koordionatori Kombëtar për Energjinë në PD, Enno Bozdo thotë se për të ndryshuar PD, duhet të shohim thellë brenda vetes dhe me sinqeritet të pohojmë sesi mund të përmirësohemi dhe sipas tij për këtë gjë nevojitet gjakftohtësi, ndershmëri dhe guxim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bozdo shkruan se duhet guxim për të vërtetën dhe të evidentohen gabimet e gjithësecilit, nga i pari tek i fundit, pa asnjë përjashtim dhe sipas tij, ky proces është thelbësor për ringritjen e PD-së sot dhe fitoren e saj nesër.

Edhe pse nuk e përmen emrin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Bozdo shton më tej se nuk duhet t'i shmanget përgjegjësisë, përndryshe, PD nuk mund të rritet dhe nuk mund të forcohet.

Ky reagim i Bozdos vjen pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe në një kohë kur kërkohet largimi i Lulzim Bashë nga drejtimi i PD-së.

"Për të ndryshuar duhet të shohim thellë brenda vetes dhe me sinqeritet të pohojmë sesi mund të përmirësohemi.
Për të ndryshuar PD, për ta përmirësuar atë, nevojitet jo vetëm gjakftohtësi, por edhe ndershmëri dhe guxim. Guxim për të vërtetën. Evidentim i gabimeve dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, nga i pari deri tek i fundit, pa asnjë përjashtim. Nuk duhet të ketë hatër dhe as hatërmbetje.
Ky proces është thelbësor për ringritjen tonë sot si dhe fitoren tonë nesër.
Nëse do t'i shmangemi sot kësaj përgjegjësie, nuk do mund të rritemi dhe as të forcohemi për të nesërmen!
Është në interesin jetik të PD dhe të çdo demokrati një proces i tillë. Dhe të mos harrojmë asnjëherë: PD mbi të gjitha sepse shtëpia jonë e madhe meriton më të mirën nga ne!" shkruan Bozdo.

Të fundit