Flash News

Ditari i Opozitës

“Erion, jep dorëheqjen”, Berisha: E ke vendin në shtyllën e turpit kombëtar

“Erion, jep dorëheqjen”, Berisha: E ke vendin në

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të japë menjëherë dorëheqje pas skandalit të dosjes ‘5D’.

Në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të kryetarit të PD-së, ky i fundit u shpreh se protesta qytetare në mbështetje të Aleancës për Teatrin ishte një akt madhor përgjegjësie.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme, urimet më të mira këtë natë të shenjtë, natë përcaktimi, Natën e Kadrit, për ju të gjithë besimtarët shqiptarë.

Të falenderojmë Zotin, i cili është i vetëm dhe meriton të gjithë adhurimin tonë. Unë gjithashtu dua t’u falenderoj me mirënjohje ju dhe ata qindra e qindra qytetarë që sot lanë çdo gjë për misionin e tyre, betejën kundër njërit prej figurave më të shpifura, më të neveritshme, më pa moral njerëzor.

Njërin prej të hajdutëve më të mëdhenj apo hajdutin më të madh pas Edi Ramës, që e ka emrin Erion Veliaj. Protesta qytetare në mbështetje të Aleancës për Teatrin ishte një akt madhor përgjegjësie.

Ishte një akt madhor qytetarie, me të cilin dëshmuan se vjedhjet e shfrenuara dhe të papara të Erion Velisë dhe bandës së tij nuk mund të pranohen dhe nuk do pranohen kurrë nga ju.

Erion Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit kombëtar! Jo në zyrën e qytetarit të parë të Tiranës. Prandaj dhe i them sonte: Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër.

Mos e prit protestën tjetër sepse Erion, ti me qëndrimet e tua, ke vjedhur dhe poshtëruar qytetarët e kryeqytetit të kombit sa asnjë pushtues, sa asnjë qeveritar në historinë e këtij qyteti.”

Të fundit