Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja “Ahmetaj”, deputeti i PD: I përfshirë i gjithë kabineti qeveritar

Çështja “Ahmetaj”, deputeti i PD: I përfshirë

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja deklaron se mazhoranca po e zvarrit çështjen për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

Në  një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në aferën e inceneratorëve është i përfshirë i gjithë kabineti qeveritar duke theksuar se opozita është në mbështetje të SPAK në këtë çështje.

Sipas tij, Rama duhet që patjetër të vij në Kuvend.

Nuk e kuptoj se përse e zvarrit çështjen mazhoranca. Lidhur me reformën në drejtësi kanë votuar 140 deputetët që kjo reformë të funksionojnë. Jemi në mbështetje të SPAK.  Në aferën e incneretarovëve është i përfshirë i gjithë zinxhiri opozitar, përfshirë dhe drejtuesit e bashkive.

Të gjithë këta që kanë dhënë OK në miratimin për këto koncensione janë bashkëfajtorë apo përgjegjës në këtë aferë. Nuk e di se çfarë pune më të rëndësishme se sa çështja e Ahmetajt ka ky parlament sot. Nuk ka ndodhur që të jetë në arrati numri 2 i qeverisë. Ka 1001 arsye se përse Rama duhet të ishte në Kuvend”- tha ai.

 

Të fundit