Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e Presidentit/ “Rithemelimi”: Alibeaj po i shërben Ramës kundrejt pazareve, nuk përfaqëson PD

Çështja e Presidentit/ “Rithemelimi”: Alibeaj po i

Komisioni i Rithemelimit dënon sjelljen e deputetit Enkelejd Alibeaj, për të cilin thotë se është vendosur në shërbim të qeverisë, sa i përket çështjes së Presidentit të ri.

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar mbi mbledhjen e grupit, që Alibeaj ka thirrur sot pasdite.

Duke theksuar se Alibeaj nuk mban asnjë funksion në parti, Garo shtoi se po përfshihet “në farsën e turpshme të Ramës”.

Akte të paligjshëme dhe fyerje të demokrtaëve, i ka konsideruar Garo sjelljet e Alibeajt.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, ajo tha ndër të tjera se: Alibeaj e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përdasëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare. Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.

Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm.

 

Të fundit