Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e statuteve/ Deputetët thirrje demokratëve: Të mblidhemi te Gjykata Apelit, persona të caktuar s’duan vendim

Çështja e statuteve/ Deputetët thirrje demokratëve:

Deputetët Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi i kanë bërë thirrje kolegëve demokratë që të shkojnë në Gjykatën e Apelit për të kërkuar dhënien sa më shpejt të vendimit për statutin e PD.

Kujtojmë që pasi Gjykata e Shkallës së Parë regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit që thirri Sali Berisha, grupi i Enkelejd Alibeajt e apeloi vendimin në Apel.

Sula ngriti pretendime se pas zvarritjes së çështjes fshihet mazhoranca ose persona të caktuar.

“Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit te shkalles se pare. E patolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim.

Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i beja thirrje gjithe deputeteve te PD te jemi para gjykates se Apelit neser ose pasneser jo qe te diktojme ne dhenien e vendimit, se ne nuk na intereson ne ç’krah eshte vendimi, por na intereson shpejtesia qe PD mos rrije me ne agoni”, tha Sula.

 

Të fundit