Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e TK, PD kërkon informacion për ecurinë e hetimeve: SPAK i ka duart e lira, të arrestojë Veliajn

Çështja e TK, PD kërkon informacion për ecurinë e

Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK kërkesë për informacion se si kanë ecur hetimet për kallëzimin që kanë depozituar më shumë se një vit më parë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se shembja e TK është anti-kushtetuese. Sekretari Ligjor i PD, Çlirim Gjata tha për mediat se SPAK po vonohet për të përmbushur misionine  tij.

Ai shtoi se pas vendimit të "Kushtetueses" SPAK i ka duart e lira për të vendosur para drejtësisë përgjegjësit e shembjes së teatrit. Gjata tha se arrestimet duhet të nisin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

"Ne kemi bërë një kallzim mbështetur në 9 vepra penale ku janë përcaktuar me rradhë në këtë kallzim personat përgjegjës që fillojnë me Kryeministrin Edi Rama, me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe të gjithë të tjerët me radhë që kanë marrë pjesë në këtë masakër që i është bërë, kulturës së trashëgimisë sonë dhe pasurisë publike.

E gjitha kjo në emër të korrupsionit, në emër të abuzimit, të shfrytëzimit të pasurisë publike për interesat e tyre personale, për interesa të oligarkisë që ata mbrojnë.  Jemi këtu për t’i kërkuar SPAK informacionin se çfarë ka bërë me kallzimin tonë, pa folur se ka mbi 10 kallzime të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Çfarë ka bërë me këto hetime? Përse SPAK vonohet kaq shumë, përse nuk ka transparencë?"-deklaroi Gjata.

Ndërsa deputetja e zgjedhur Flutura Açka tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë kambanë kujtese për politikën, që të ndryshojë sjellje ndaj trashëgimisë kulturore.

Ajo tha se Veliaj duhet t'i përgjigjej disa pyetjeve që lidhen me prishjen e TK, ndërsa shtoi se kryebashkiaku duhet të jepte dorëheqjen që të mos pengonte hetimet.

"Mendoj se ky vendim është një lloj kambanë kujtese për politikën shqiptare që të fillojë një sjellje të re, veçanërisht, ndaj trashëgimisë kulturore.  Çfarë duhet të kishte ndodhur në fakt menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Do të duhej që Erion Veliaj ose më mirë po themi dyshja, po përdor togfjalëshin e famshëm të tij “Edi dhe unë”, duhet të ishin përgjigjur disa pyetjeve publike:

Përse nuk pritën vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të shembnin Teatrin Kombëtar?

Përse Erion Veliaj shembi Teatrin Kombëtar, kur nuk e kishte në pronësi të tij?

Ku e gjen autoritetin Erion Veliaj për të prishur një aset kombëtar, kur në fakt është thjesht një kryetar bashkie i një qyteti, qoftë ky edhe i Tiranës?

Këto tre pyetje publike duhet t’i kishte dhënë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj personalisht", deklaroi ndër të tjera Açka.

Të fundit