Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish procesi ndaj Fatmir Mediut

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish procesi ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 18 korrik procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediut.

Kjo pasi gjykata nuk legjitimoi avokatin, Dorian Matlija për të mbrojtur 109 familjarë të viktimave apo të dëmtuar nga vepra penale.

Gjykata konstatoi se prokurat e përfaqësimit kishin probleme. Për këtë arsye gjykata vendosi njoftimin e tyre me shpallje publike.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin e depos së armëve në Gërdec, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

Të fundit