Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja ‘Toyota Yaris", Basha mbërrin në SPAK për të dëshmuar para belgëve

Çështja ‘Toyota Yaris", Basha mbërrin në SPAK

Kryedemokrati Lulzim Bash aka mbërritur në dyert e SPAK ku pritet të pyetet nga prokurorët belg të cilët kanë mbërritur në Tiranë para tre ditësh.

Gjyqtari belg i hetimeve ka kërkuar dëshminë e Bashës, për çështjen e ‘Toyota Yaris’ ku u kapën 3.4 milionë euro.

Ishte Basha i cili në vitin 2018 akuzoi nga foltorja e Parlamentit, kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si të implikuar në çështjen “Toyota Yarir”, një mjet i cili u ndalua në Portin e Durrësit dhe vinte nga Belgjika.

Asokohe deklarat e Bashës erdhi vetëm dy ditë para se policia të binte në gjurmët e 3.4 milionë eurove. Basha u morën në pyetje nga prokuroria për të dëshmuar informacionet që dinte, çka hodhi dyshime se ishte personi që kishte dekonspiruar operacionin.

Të fundit