Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmet kibernetike, Meta: A mban njeri përgjegjësi në këtë qeveri që sekretet e shtetit kanë dalë “lakuriq”?

Sulmet kibernetike, Meta: A mban njeri përgjegjësi në

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të të dhënave sekrete nga grupi i hakerave, Homeland Justice, që ka marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj sistemeve të policisë.

Duke sjellë në vëmendje mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si ish president i vendit, Meta thotë se ka kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe se ka marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem.

Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës.”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

 

Të fundit