Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmet kibernetike, Meta: Sistemi TIMS është goditur nga brenda, dëmi ende i panjohur

Sulmet kibernetike, Meta: Sistemi TIMS është goditur nga brenda,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për sulmet kibernetike dhe urdhrin e Prokurorisë për mediat që mos të publikojnë materialet që nxjerrin hakerat.

Në një intervistë në RTSH, Meta thotë se sistemi TIMS është goditur nga brenda dhe jo nga jashtë siç deklaron qeveria.

“Sistemi TIMS eshte goditur nga brenda. Nuk eshte goditur nga jashte. Dëmi është shumë i madh dhe është ende i panjohur. Ndërsa thirrja e Ramës ndaj bankave për tu bërë pjesë e sistemit të hakeruar të e-albania është shumë e rëndë, kur e dinte se sistemi ishte i goditur. Kercenimi i Prokurorise ndaj mediave eshte hap i rende dhe antikushtetues. Reagimi eshte bere nen diktimin e kryeministrit”, tha Meta.

Të fundit