Flash News

Ditari i Opozitës

Eurodeputeti grek paraqet në Parlamentin Evropian amendamentin për lirimin e Belerit

Eurodeputeti grek paraqet në Parlamentin Evropian amendamentin për

Partia Popullore Evropiane ka miratuar një amendament të propozuar nga eurodeputeti grek Manolis Kefalogiannis, për lirimin e menjëhershëm të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe mbrojtjen e pronave të minoritetit grek.

Propozimi mori edhe mbështetjen e eurodeputetëve të Demokracisë së Re.

Mediat greke shkruajnë se me amendamentin shprehet shqetësimi i thellë i Parlamentit Europian për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri dhe vazhdimin e paraburgimit. 

Gjithashtu në amendament theksohet se çështja është e lidhur absolutisht, me respektimin e të drejtave themelore, me çështjen e pronësisë së minoritetit etnik grek në Bashkinë Himarë dhe akuzat për shpronësime të paligjshme nga autoritetet shqiptare.

Amendamenti përkatës i është dorëzuar Raportit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të votohet në seancën plenare të KE të martën e ardhshme, 11 korrik.

Të fundit