Flash News

Ditari i Opozitës

Eurodeputetja Doris Pack takon Berishën: Pas gati 1 viti arrest shtëpie me urdhër të Ramës

Eurodeputetja Doris Pack takon Berishën: Pas gati 1 viti arrest

Eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas gati një viti që ai ndodhet në arrest shtëpie.

Me anë të një postimi në Facebook, Pack ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar drejtësinë për ta mbajtur Berishën të izoluar, pa asnjë provë dhe vendim të drejtë gjykate.

"Pas gati 1 vit në arrest shtëpie, urdhëruar pa vendim gjykate nga drejtësia e Edi Ramës – takova Sali Berishën," – shkruan Doris Pack në postimin e saj.

Ky takim vjen në një moment kur opozita po përgatitet për protestën kombëtare të 8 shkurtit, ndërsa debati mbi drejtësinë dhe lirinë e Berishës vazhdon të mbetet një nga çështjet kryesore në politikën shqiptare.

Të fundit