Flash News

Ditari i Opozitës

Evi Kokalari mbështet Berishën: Bashës i ka mbetur vetëm vula, baza është me ne

Evi Kokalari mbështet Berishën: Bashës i ka mbetur vetëm

Aktivistja Evi Kokalari, e cila ushtron aktivitet në SHBA, ka qenë e pranishme në takimin e Berishës me demokratët e Vlorës në "Foltoren" e tretë. Kokalari ka shprehur hapur mbështetjen e saj për ish-liderin e PD-së duke theksuar se Bashës nuk i ka mbetur më asgjë veç vulës, opasi baza e demokratëve është me Berishën.

"Sot pas 30 vitesh PD është marrë peng nga PS-ja dhe ne nuk kemi opozitë. Unë jam shumë dakord që Basha të jetë ish-kryetar i PD-së. Problemi është se Basha nuk ka mundur të ketë bazën me vete. Nëse Basha do të shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën e PD-së, nuk do të mblidheshin më shumë se 5 veta. Unë shikoj se kudo që shkon Sali Berisha, ka një bazë shumë të fortë, e kjo është ajo që do e shpëtojë PD. Sali Berisha ka një detyrë shumë të rëndësishme që të rindërtojë PD-në me parimet e Partisë Republikane në SHBA. Po përfitoj nga rasti që të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në PD. Duhen parë ndryshimet mes PD dhe PS, dhe ndryshimet janë të mëdha. Fushatat primare është gjëja më e rëndësishme në një parti. Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë. Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur kuvendin. Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihëm e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA," deklaroi Kokalari.

Të fundit