Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë do të ndodhë në protestën e 8 janarit? Bumçi: Do të hapim dyert, dritaret dhe zyrat

Çfarë do të ndodhë në protestën e 8 janarit?

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka thirurr një protestë para selisë blu në datën 8 janar. Anëtari i këtij komisioni, Aldo Bumçi ka deklaruar se situata e tensionuar në PD do të marrë fund të shtunën.

Ai tha për “Vizion Plus” se më 8 janar do të zbatohet vendimi delegatëve që votuan për shkarkimin e Bashës. Gjithashtu theksoi se kryedemokrati nuk e gëzon më mbështetjen e anëtarësisë.

Bumçi u shpreh se do të hapin dyert, dritaret dhe zyrat e selisë, që Partia Demokratike të filojë funksionimin normal.

“Ajo që do të ndodhë me 8 janar është zbatimi i vendimit të 4446 delegatëve që votuan në “Air Albania” në një proces të jashtëzakonshëm politik, në 3 muaj opozita u ringrit në këmbë. Aty Basha u shkarkua dhe ky vendim iu nënshtrua votimit të anëtarësisë, ku votuan gati 44 mijë anëtarë në të gjithë Shqipërinë për të miratuar shkarkimin e Bashës.

Është shumë e thjesht, që të jesh kryetar duhet të të njohin të tjerët. 90 për qind e anëtarëve të PD nuk e njohin më për kryetar dhe nuk mundet që një pakice t’i imponohet 90 për qind e partisë së saj. Ne do të hapim dyert, dritaret, zyrat dhe do të fillojë funksionimi normal i PD nga shtëpia e saj. Ne e kemi thirrur protestën për të zbatuar vendimin e anëtarësisë. Opozita është gjallë, në këmbë, e ringritën demokratët në këto tre muaj. Kryetar nuk je kur ti vetëdeklarohesh, por kur të njohin anëtarët”, tha Bumçi.

Ish-lideri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se selia e PD-së do të merret në mënyrë paqësore. Por mbetet për t'u parë se si do të jenë zhvillimet, pasi Basha nuk ka bërë hapa pas dhe nuk e njeh vendimin për shkarkimin e tij.

 

Të fundit