Flash News

Ditari i Opozitës

"Çfarë idioti!", Bardhi: Ministri i Jashtëm fshiu mesazhin fyes ndaj shqiptarëve pasi skandali u bë publik

"Çfarë idioti!", Bardhi: Ministri i Jashtëm fshiu

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish lidhur me debatin për një mesazh të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha në një grup të brendshëm në Ministrinë e Jashtme, duke e akuzuar për gjuhë përçmuese ndaj shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se fshirja e mesazhit pas publikimit të tij përforcon skandalin dhe kërkon masa të menjëhershme politike, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për përfaqësimin diplomatik të vendit.

"Çfarë idioti!
Ministri i Jashtëm fshin mesazhin përçmues për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut .
Të quash shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë” në një komunikim me ambasadorët nuk është lapsus. Është mentalitet politik. Nuk ka asnjë fabrikim. Ka vetëm një ministër të Jashtëm arrogant dhe të padenjë për detyrën.
Sjellja e tij idiote është ekzakt modeli i kësaj qeverie: Fillimisht përçmon. Pastaj viktimizohet. Në fund mohon.
Hipokrizia e Ministrit të Jashtëm që në publik bën sikur kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve, por në biseda private i përçmon shqiptarët, tregon simptomën e kësaj qeverie: ata nuk duan t’ia dinë as për shqiptarët jashtë, as për shqiptarët brenda.
Një ministër që flet me këtë gjuhë poshtëruese, përbuzëse dhe denigruese mund të përfaqësojë arrogancën e një pushteti që ka humbur çdo lidhje me realitetin, por nuk përfaqëson as Shqipërinë, as kombin.
Dënoj me forcë edhe kërcënimin e kamufluar publik për ambasadorët, në grupin me të cilët dërgoi mesazhin denigrues për shqiptarët.
Ata që denoncojnë përçmimin meritojnë mbrojtje. Ai që duhet të mbajë përgjegjësi dhe që ka shkelur betimin kushtetues është vetëm Ministri i Jashtëm.
Mohimi, fshirja e mesazheve, sulmi ndaj denoncuesve (për fat të mirë nuk është vetëm një person që ka reaguar ndaj qëndrimit skandaloz të Ministrit) nuk është mënyra që e zgjidh situatën.
Kryeministri ka të gjitha mjetet në dispozicion për të verifikuar mesazhin dhe fshirjen e tij.
Të paktën një herë në jetën e tij politike, Edi Rama duhet të sillet me nder dhe ta shkarkojë Ministrin e Jashtëm.
Edhe për faktin se qenka tepër idiot!!!", shkruan Bardhi. 

Të fundit