Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë na treguan Parma dhe Athina

Çfarë na treguan Parma dhe Athina

Nga Grigels Muçollari

Çfarë na treguan Parma dhe Athina

Pritja e zjarrtë që iu bë Sali Berishës të shtunën në Parma dhe të dielën në Athinë nxjerr në pah diferencën e madhe mes tij dhe Edi Ramës.

Berisha ka nevojë vetëm të lajmërojë datën, orën dhe vendin, dhe salla mbushet. Njerëzit qëndrojnë në këmbë për dy orë ose më shumë, duke dëgjuar me vëmendje deri në fund dhe shpërthejnë në ovacione. E gjithë kjo ndodh në mënyrë natyrale, pa regji, pa nxitës, pa skenarë.

Edi Rama, nga ana tjetër, duhet të marrë me vete gjysmën e bashkive dhe ministrive për të mbushur sallat.

Aty ka ngrehalucë të veshur mirë me para korrupsioni, të cilët nuk përfaqësojnë diasporën dhe emigrantët që punojnë deri në 50 orë në javë.

Sali Berishës i duhen masa sigurie për të hapur rrugën, sepse të gjithë duan ta takojnë nga afër, t’i japin dorën dhe të bëjnë foto me të.

Edi Ramës, përkundrazi, i duhen bodigardë agresivë për të shtypur zemërimin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët në shumë raste përfundojnë të nxjerrë me dhunë nga takimet e tij.

Edi Rama predikon nacionalizëm të lirë, për t’u dukur i madh dhe për të ushqyer tensione, ndërsa Sali Berisha flet për miqësinë mes popujve dhe lartëson vlerat e bashkëjetesës.

Kryeministri kërkon të eksportojë doza propagande dhe të fshehë të vërtetat e vendit, ndërsa lideri i opozitës bën transparencë.

Diferencat janë të dukshme. Ashtu siç janë të qarta edhe pritjet: të sforcuara dhe të shtrenjta për Edi Ramën, të çliruara, pa shpenzime dhe të zjarrta për Berishën. Era që fryu këtë fundjavë nga Parma dhe Athina tregon shumë për kursin që po merr 11 maji.

Të fundit