Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë po pengon bashkimin e PD? Bogdani: Një vend që s'ka një opozitë solide është në rrezik

Çfarë po pengon bashkimin e PD? Bogdani: Një vend që

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani thotë se bashkimi nuk është vetëm në të mirën e Partisë Demokratike, por edhe në të mirë të Shqipërisë.

I ftuar në Syri.tv, Bogdani shton se bashkimi është kryefjalë e Sali Berishës dhe shumicës në PD, ndërsa shtoi se bashkimin po e pengojnë artificat dhe cic-micet e momentit.

"Një vend që s'ka një opozitë solide, sikur njeriun më të përgjegjshëm të kishte kryeministër, jo më që ka Ramën si më të papërgjegjshmin, do ishte një vend në rrezik. Duhet një opozitë e fortë për Shqipërinë.

Demokratët janë ata që vuajnë nga keqqeverisja. Nëse s’ka një opozitë të fortë, ke një qeveri të papërgjegjshme.”-u shpreh Bogdani.

 

 

Të fundit