Flash News

Ditari i Opozitës

Fatbardh Kadilli: I ktheva garën PD-së, është arritja ime e parë e aksionit tim politik

Fatbardh Kadilli: I ktheva garën PD-së, është arritja ime e

"Ndihem krenar që i riktheva PD-së garën"  Kështu ka deklaruar kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, teksa e konsideroi këtë si arritjen e tij të parë të aksionit politik.

“Unë sfidova kryetarin dhe mora kritika edhe nga miqtë e mi. Por, sot nuk gjykohet më a duhet sfiduar kryetari, por kush është më i miri nga kandidatët. Unë i ktheva garën PD-së dhe jam krenar. Është arritja ime e parë e aksionit tim politik”, tha Kadilli në A2.

Në lidhje me kohëzgjatjen e fushatës, Kadilli theksoi: “Nuk ka kohë mjaftueshëm deri më 13 qershor që të takosh 71 degët e partisë. Por, unë do të vazhdoj fushatën edhe pas kësaj date, deri në fitore. Unë kam nisur një proces politik, që ka vetëm një drejtim: dua të ndryshoj rrënjësisht partinë që ecën me mendësinë e Partisë së Punës. Në strukturën e saj, kjo parti është si Partia e Punës. Që ta arrij këtë, duhet shumë kohë”, u shpreh Fatbardh Kadilli.

Të fundit