Flash News

Ditari i Opozitës

Fati i Berishës? Gerti Bogdani: Është vendim i vështirë për Bashën, kur pritet ta marrë

Fati i Berishës? Gerti Bogdani: Është vendim i vështirë

Anëtari i ri i Kryesisë së PD-së, Gerti Bogdani deklaron se të premten, ditë kur pritet të nisë punimet Kuvendi me deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, do të mësohet edhe vendimi i Lulzim Bashës për fatin e Sali Berishës.

Duke folur për ABC, Bogdani thotë se të gjithë duhet të presin këtë vendim pas dy ditësh, ndërsa e cilëson vendimin shumë të vështirë për Bashën.

Kur të merret vendimi, le të flasim për vendimin. Meqë po prisni të gjithë, prisni deri të premten, bëni durim, është një vendim i vështirë që duhet të shprehet zoti Basha. Nuk është çështje thashethemi, dita e premte vjen për dy ditë, prisni” u shpreh ai.

Tre janë sfidat kryesore të PD-së, tha Bodgani, reforma kushtetuese, korrigjimi i reformës territoriale dhe zgjedhorja.

Reforma territoriale duhet parë në sensin e qytetarëve dhe jo të votave. Reforma zgjedhore, duhet të ketë një hapje të plotë të listave dhe një sistem më të drejtë. Një listë e hapur e plotë, është shumë më e drejtë. Me axhendën e PD-së, punën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve do të arrihet” tha ai.

Ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim pa vija të kuqe, e cilësoi hipokrizi. “Ftesa ishte hipokrite. Vajtja në parlament nuk do të thotë fare bashkëpunim me qeverinë” tha ai.

I pyetur se cila është strategjia e opozitës kundër qeverisë, dialogu apo do të imponohet me protesta?, Bogradani thotë se kjo mbetet për t’u parë. “PD do të kërkojë ndryshimet kushtetuese, reformën territoriale dhe zgjedhore”.

Të fundit