Flash News

Ditari i Opozitës

Felaj ndërpret seancën pas debateve, Berisha hyn ‘live’ në Facebook: Rama është prapavijë e Rusisë dhe Serbisë

Felaj ndërpret seancën pas debateve, Berisha hyn ‘live’

Seanca plenare u pezullua nga drejtuesja Ermonela Felaj, pas debateve për shkak se demokratët nuk e morën të drejtën e fjalës. Kjo nuk e pengoi kryedemokratin Sali Berisha të fliste nga foltorja e Kuvendit.

Ai hyri “live” në rrjetet sociale nga Kuvendi, ku foli për atë që e quan vjedhjen më të madhe në histori, Portin e Durrësit. Berisha tha se Rama është avokati i presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe se mbron interesat e këtij të fundit me projektin e Portit të Durrësit.

“Këta diskutojnë për Europën me hijen e tmerrshme të djegësave, me hijen e tmerrshme që po përgatisin me portin e Durrësit. Sot me Europën nuk kanë asnjë lidhje. Sot, Taulant Sharra, flet në emër të vasalit të Vuçiçit. E vërteta është se Edi Rama është avokati numër një i Vuçiçit. Të gjitha këto e kanë detyruar opozitën të thërrasë popullin, të flasë në këtë parlament. Ky parlament nuk duhet të ekzistojë më, ky parlament duhet të marrë fund.

Ndaj dhe sot, ju garantoj se sot do jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit, por shumë shpejt ajo datë do të kalohet nga protestat e tjera të fuqishme para parlamentit. Europa dhe bota do marrë vesh, se hajdutët nuk mund të sjellin kurrë stabilitet.
Se hajdutët varfërojnë, se hajdutët nuk kanë moral, se hajdutët janë të aftë të kryejnë çdo veprim, çdo krim ndaj popullit të tyre. Këto janë të vërtetat, fikeni sa të doni mikrofonin, por ja që është mrekullia e FB, që më lejon mua dhe çdo deputet të komunikojë me zgjedhësit dhe ndërkombëtarët. Keni frikë nga parlamenti, ja ikën, iku investitorja strategjike
”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit