Flash News

Ditari i Opozitës

Fiken dritat, protestuesit ndriçojnë bulevardin me blicat e telefonave

Fiken dritat, protestuesit ndriçojnë bulevardin me blicat e

Mijëra qytetarë po protestojnë kundër qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në revoltën e thirrur nga PD.

Gjatë zhvillimit të protestës, organizatorët njoftuan se në një pjesë të bulevardit ishin fikur dritat, ndërsa iu bënë thirrje protestuesve që të ndezin dritat e telefonit.

Këta të fundit iu përgjigjën duke ndezur blicat e telefonëve dhe duke ndriçuar të gjithë bulevardin.

“Nga ura deri tek sheshi Skënderbej janë fikur dritat sepse nuk duan ta shohin sa jemi në këtë shesh. Ju lutem të gjithë ndizni dritat e telefonit që ta shohin sa jemi”, tha moderatori i protestës.

 

Të fundit