Flash News

Ditari i Opozitës

Financohet nga një person në Paraguaj? Reagon për herë të parë Alibeaj

Financohet nga një person në Paraguaj? Reagon për herë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur pas akuzave se ai mbështetet dhe financohet nga një prej bankierëve më të njohur të Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos.

Në një prononcim për gazetarët teksa hynte në selinë blu, Alibeaj i ka cilësuar këto lajme si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.

“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Jemi në një mbledhje që synon bashkimin e demokratëve dhe e ardhmja e PD-së”, tha Alibeaj.

Një ditë më parë në media qarkulluan lajme, ku diplomati paraguajan, Blas Oddone dhe gazetari vendas Pedro Escobar Medina hodhën akuza mbi Alibeajn. Ata u bëjnë thirrje institucioneve që të nisin hetimet për mbështetjen financiare që ka përfituar Alibeaj nga vendi i tyre. 

 

Të fundit