Flash News

Ditari i Opozitës

Financimi rus, Duma: Nuk është diskutuar asnjëherë në grupin e PD-së

Financimi rus, Duma: Nuk është diskutuar asnjëherë në

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar çështjen e financimit rus tek demokratët, pas publikimit të raportit amerikan.

Duke folur në “Frontline” në Neës24, Duma tha se kjo është një përgjegjësi plotësisht individuale e Lulzim Bashës. Sipas saj, ajo dhe kolegët e saj nuk kanë qenë në dijeni sepse kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në grupin e PD-së.

“Për çështje të financave, me mua dhe disa kolegë nuk është folur kurrë. Nuk është folur në grup. Individët që kanë qenë në përgjegjësi për financimin, ka folur disa herë për këtë çështje janë përpjekur të japin sqarimet e tyre.

Ne nuk kemi pasur dijeni, nuk kemi pasur dijeni nëse lajmet bazoheshin në të vërteta. Kur na vjen nga një burim i rëndësishëm, askush nuk mund të luajë me dy standarde.

Është një fakt i rëndë dhe kërkon qartësim, kërkon vendimmarrje dhe transparencë politike. Shumë kolegë janë në reflektim të thellë dhe nuk duhet të mbajnë standarde të dyfishtë”, tha Duma.

Të fundit