Flash News

Ditari i Opozitës

Firmat e Bashës, Shehit dhe Idrizit mungonin në marrëveshjen e Federatës së Opozitës së Bashkuar, reagon Meta

Firmat e Bashës, Shehit dhe Idrizit mungonin në marrëveshjen e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli mbi marrëveshjen për krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar e firmosur dje nga përfaqësuesit e partive opozitare.

I pyetur në një konferencë me gazetarët, se pse mendon se nuk e kanë firmosur Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Lulzim Basha, Meta tha se nuk e kishte vënë re që mungonte firma e tyre.

“Së pari mua më është propozuar një dokument si kreu i PL nga ana e PD, dhe ai dokument që është bërë publik, besoj se është shumë parimor dhe është në përputhje të plotë me objektivat e PL.

Nuk kam parë fare se kush e ka firmosur këtë dokument. E kam firmosur sikurse do firmosja gjithçka pozitive që i shërben përpjekjeve të përbashkëta për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese dhe për një demokraci funksionale”, tha Meta.

 

Të fundit