Flash News

Ditari i Opozitës

Firmat e Kuvendit, Bardhi: Janë mbledhur nga një grup kriminal, komandojnë bashkinë e Elbasanit. I kam paditur

Firmat e Kuvendit, Bardhi: Janë mbledhur nga një grup kriminal,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka sqaruar edhe njëherë deklaratën se votat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha, janë mbledhur nën presionin  dhe trysninë e një banditi.

I ftuar në ‘Real Story’ në Neës 24, Bardhi u shpreh deklarata e tij është bazuar mbi fakte dhe të dhëna reale. Ai pohon se 10 minuta para se të dilte në konferencë, është informuar nga një prej anëtarëve të grup seksioneve. Bardhi pohon se këta eksponentë që mbajnë nën kontroll institucionet, bashkinë e Elbasanit, i ka paditur.

“Secili prej nesh do të jetë pjesë e sulmeve të pavërteta dhe askush nuk duhet të shqetësohet. Secili prej nesh, unë si sekretar të përgjithshëm, secili prej anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve kanë përgjithësi ndaj demokratëve. Në një moment të caktuar qëndrimet tona politike nuk mund të përputhen me interesat personale të Sali Berishës, e kjo na kthen në qendër të sulmeve. Por kjo mua nuk më shqetëson. Unë s’kam lidhje me grupe kriminale dhe aq më pak me kriminelë. Unë kam lidhje me intelektualë dhe s’do të më lidhë kurrë asgjë me komponentë kriminalë. Në procesin e mbledhjes së firmave, në Elbasan një grup kriminal është angazhuar gjatë ditëve të fundit në procesin e mbledhjes së firmave. Kjo është akuzë që unë mbaj përgjegjësi.

Dua të jem i sinqertë. Nuk kam dalë në konferencë për të bërë akuzë, por për të sqaruar procesin. 10 min para se të dilja në konferencë kam takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e 7 apo e 8 dhe më ka rrëfyer eksperiencën personale për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes. Duhet ta verifikojnë vetë situatën në Elbasan. Ata komandojnë bashkinë e Elbasanit, gjithçka në atë qytet. Kanë treguar me fakte dhe vepra që ata nuk përballen asnjëherë me ligjin, në këto kushte unë i mirëkuptoj për mungesën e guximit për të kryer denoncime. Unë kam bërë disa padi për këto eksponentë. Në rastin konkret ka pasur një qëndrim dhe analizë nga ana jonë. Këtu nuk duhet future prokuroria dhe kur i drejtohem një institucioni jam i detyruar të nxjerr dëshmitë e këtyre personave.

Me gjithë rrezikun që mund të kem në personin tim, nuk dua të bëhem zëri i këtyre demokratëve. Raportime të tilla ka pasur edhe në qarqe të tjera, por atje nuk kam të dhëna. Unë bëj diçka publike kur bindem që dëshmia që kam marrë nga zyrtarë në Elbasan nga e njëjta skenë. Një pjesë e tyre kanë firmosur, e disa të tjerë nuk kanë firmosur. Këta persona janë edhe sot e kësaj dite kundër nesh. Kanë bërë betejë kundër nesh në llogari të PS. Unë i kam kërkuar kolegëve në PD që të sqarojnë pozicionin e tyre për këtë situatë. Zoti Noka më ka thënë që nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën Suel Çela në Elbasan. Unë kam pritur që zoti Berisha të dsitancohet nga këto”, tha Bardhi.

 

Të fundit