Flash News

Ditari i Opozitës

Fitoi kandidaturën në Shkodër, Bardh Spahia: Do bashkëpunojmë për t’i garantuar fitoren PD-së

Fitoi kandidaturën në Shkodër, Bardh Spahia: Do

Komisioni i Rithemelimit mbajti dje primaret për të zgjedhur 6 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për kryetar bashkie.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, ishte kandidati që fitoi në Shkodër duke hyrë kështu në garë si emri i Berishës që do të jetë përballë kandidaturave të tjera të socialistëve dhe Bashës, për bashkinë e Shkodrës.

Në një deklaratë për mediet, Spahia u shpreh se primaret janë të nevojshme jo vetëm për PD-në por edhe për politikën shqiptare në tërësi. Kandidati për kryetar i Bashkisë së Shkodrës tha se do të ketë një bashkëpunim me kolegët për të garantuar fitoren e PD-së në zgjedhjet e 6 marsit.

“U bëra pjesë e një dite historike të jashtëzakonshme jo vetëm për PD-në po për politikën shqiptare në tërësi. Gara e djeshme e realizuar nga PD ishte një garë shpresëdhënëse për të ardhmen që riktheu edhe njëherë rëndësinë e votës së lirë, si e drejta absolute si e drejta bazike për të përzgjedhur atë që do të t’i përfaqësojë si në nivele lokale dhe ato kombëtare. Dua të them se kam ndjekur pjesëmarrjen dhe interesin e jashtëzakonshëm të qytetarëve shkodranë deri në orët e vona të darkës. Gjë që më faktoi se kjo mënyrë përzgjedhje ka qenë e domosdoshme e shumëpritur edhe nga shqiptarët e të gjitha bindjeve. Jam krenar dhe duhet të ndihet edhe çdo demokrat që u bëmë dëshmitar i një dite historike. Vendimmarrja është kthyer te qytetarët. Falenderoj në radhë të parë kandidatët kolegët e mi që i dhanë vlerë garës së djeshme dhe me të cilët jam i bindur se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë në këtë përballje dhe të tjera që na presin. Do bashkëpunojmë ngushte për të garantuar fitoren e PD-së në zgjedhjet e ardhshme në bashkinë e Shkodrës”, deklaroi Spahia.

Të fundit