Flash News

Ditari i Opozitës

Fitorja e Berishës/ Duma: Duhet respektuar vullneti i demokratëve, lideri që është në themel të PD

Fitorja e Berishës/ Duma: Duhet respektuar vullneti i demokratëve,

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka thënë se vullneti i demokratëve duhet respektuar, referuar fitores së Sali Berishës në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme.

Ajo tha se pesha e tij te demokratët është e madhe, duke shtuar se ringritja e partisë do të vijojë me Berishën.

Gjithashtu shtoi se e njeh Berishën si lideri që krijoi dhe është në themele të PD.

“Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi dhe është në themel të PD, do ta respektoj për të gjithë personalitetin e tij dhe do të di të përgjigjem për momentet më të vështira të PD dhe për të njohur vullnetin e shqiptarëve. Megjithatë nevojitet reflektim, edhe nga Sali Berisha.

 Berisha të zgjidhte edhe çështjen gjyqësore për non grata dhe do të na nderonte të gjithëve. PD kërkon një zgjedhje të madhe drejt të ardhshmes. Pesha e tij te demokratët siç duket qenka më e madhe se e të tjerëve. Dhe vullneti i demokratëve duhet respektuar. Ringritja e Partisë Demokratike do të vijojë edhe me Sali Berishën”, tha Duma.

 

Të fundit