Flash News

Ditari i Opozitës

Fitorja e Vuçiç, Berisha: U mirëprit nga Putini dhe Rama, problem për rajonin

Fitorja e Vuçiç, Berisha: U mirëprit nga Putini dhe Rama,

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se fitorja e Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Serbi nuk është një lajm i mirë për rajonin. Ai rendit disa arsye si nacionalizmi i theksuar i Aleksandër Vuçiç, lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, mosdënimin e krimeve të kryera në Kosovë, etj.

Berisha thekson se fitoren e tij e kanë mirëpritur Putini dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Këtë të fundit, ish-kryeministri e quan argat të Vuçiçit dhe shef të narkoshtetit të Tiranë.

“Për të gjitha këto rezultatin e zgjedhjeve në Serbi e kanë mirëpritur shumë diktatori gjaksor i Moskës, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit të Tiranës që do të ishte i pari që do t’i uronte fitoren padronit të tij”, shkruan Berisha.

Të fundit