Flash News

Ditari i Opozitës

Fokus protesta, kryetarët e degëve të PD mblidhen në seli

Fokus protesta, kryetarët e degëve të PD mblidhen në seli

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu.

Mësohet se në fokus të takimit është protesta e 29 tetorit.

Kujtojmë se më  29 tetor opozita pritet të organizohet më fuqishëm sesa në protestën e kaluar të mosbindjes civile të mbajtur në 7 tetor.

Nuk ka ende detaje sesi do të organizohet protesta e 29 tetorit dhe  se kush do të jenë drejtuesit e kësaj proteste.

Disa ditë më parë Sekretari i  Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.

 

Të fundit