Flash News

Ditari i Opozitës

Folët për çështjen 'Berisha' me Escobar? Si përgjigjet Basha

Folët për çështjen 'Berisha' me Escobar? Si

Në prononcimin që ka dhënë pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Gabriel Escobar, Basha është pyetur nëse diskutuan për çështjen "Berisha".

Kryedemokrati pohoi se pjesë e diskutimit ishte dhe shpallja "non grata" e ish-kryeministrit Berisha, ndërsa shtoi se qëndrimin e SHBA-së për këtë çështje do ta bëjë me dije vetë Escobar.

"Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve  që i takojnë vendimeve të  Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit", tha Basha.

 

Të fundit