Flash News

Ditari i Opozitës

"Foltorja" e Beratit, Berisha: Demokracia shqiptare është në udhëkryq, Rama grabiti mandatin e tretë

"Foltorja" e Beratit, Berisha: Demokracia shqiptare është

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban sot 'Foltoren' e radhës në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij, Berrisha sulmoi kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se grabiti mandatin e tretë duke e ccuar Shqipërinë në 8 vite nga një rekord i zi në një rekord më të zi.

Sipas Berishës, Rama shpalli krizën e energjisë elektrike, në një kohë kur kaskada e Drinit sipas ish-kryeministrit, u zbardh nga vetë qeveria.

"Ne mblidhemi në një moment kritik, në një udhëkryq të vërtet për demokracinë shqiptare, për PD dhe për Shqipërinë. Sot një regjim i cili pranohet thuajse botërisht si narkoshtet hyri në mandatin e tij të tretë. Edi Rama grabiti mandatin e tretë pasi në 8 vite e nxiu reputacionin, emrin dhe jetën e shqiptarëve në Shqipëri, në Evropë dhe botë. Në 8 vite kaloi nga një rekord i zi në një rekord tjetër të zi. Mund të numëroj vetëm pasojat e Covid-19. Jemi në krye të kombeve në Evropë me vdekshmërinë më të lartë dhe kjo absolutisht se ne nuk kemi një sistem shëndetësor. Jo se ne ishim kaq të prapambetur dhe të pavetëdijshëm për pasojat e sëmundjeve. Por serpse politikat që u ndoqën ishin fund e krye në favor të Covidit dhe jo të qytetarëve. Përgjegjësit kryesorë të kësaj drame që ngjiti Shqipërinë në çatinë e Evropës dhe të Botës per vdekshmërinë nga Covid, jo vetëm që nuk u larguan, por janë po ata në qeveri dhe vazhdojnë të vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin shqiptarët. Më 31 korrik kaskada e Drinit ka qenë në maksimunin e lejueshëm të ujërave të saj, e cila është e mjaftueshme për të siguruar energjinë elektrike për 3 muaj. Të papërgjegjshmit e zbrazën dhe e çuan në kuotën e mosprodhimit. Por si e zbrazën? Shitën energji me 40 euro, të njëjtën energji OSH-ja e blinte me 180 euro nga brokeri i qeverisë që i ndante paratë me ministrat. Kreu i meduzës kërkon t'i hutojë me arnaut 1 dhe arnaut 2, me satelit 1 dhe satelit 2. Sepse problemi i qytetarëveqenka sdateliti, një mashtrues dhe i pashpirt," u shpreh Berisha.

Të fundit