Flash News

Ditari i Opozitës

'Foltorja' e Beratit, Berisha: Javën e ardhshme shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar

'Foltorja' e Beratit, Berisha: Javën e ardhshme shpallim

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Beratit se javën e ardhshme do të shpallet data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Sipas Berishës, statuti përcakton se delegetavëve iu njihet eë drejta për të firmosur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, do apo jo kryetari i Partisë dhe Këshilli Kombëtar.

"Statuti i PD-së përcakton: Kuvendi Kombëtar thirret nga Kryesia, përcakton se Kuvendi mblidhet edhe nga 1/4 e delegatëve. Çka do të thotë delegatëve iu njihet e drejta pavarësisht do apo jo kryetari i partisë ose Këshilli Kombëtar. Ndaj iu garantoj se javën që vjen do shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do mblidhemi të sigurtë në të drejtën tonë statutore për t'i dhënë PD-së normat më demokratike dhe për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin," deklaroi Berisha.

Të fundit