Flash News

Ditari i Opozitës

“Foltorja” e Berishës, Nishani: Propaganda e Ramës po bën diversion. Pa spërdredhje, pozicionohuni pro ose kundër

“Foltorja” e Berishës, Nishani: Propaganda e Ramës po

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani ka dalë edhe njëherë krah Berishës, për aksionet e “Foltores” së këtij të fundit, për një reformim të partisë.

Në një postim në Facebook, Nishani shkruan se ndaj “Foltores” së ish-kryeministrit po hidhen teza të ndryshme të iniciuara nga propaganda e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, çështja e vetme tani është “A duhet që Lulzim Basha ti respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së?”

Postimi i plotë:

Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund !

Shumica e tyre dalë nga kazani propagandës së Edi Ramës.

Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë !

A duhet që Lulzim Basha ti respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së ?

Kaq e thjesht është.

Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER.

Pa shumë spërdredhje !

 

Të fundit