Flash News

Ditari i Opozitës

“Foltorja” e tretë e Berishës/ Ish-kryeministri pritet me ovacione, të pranishëm Leskaj, Noka e Nishani

“Foltorja” e tretë e Berishës/ Ish-kryeministri pritet me

Vlora është ndalesa e radhës e “foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të turit të tij për takimet me demokratët e vendit.

Pask minuta më parë ka mbërritur edhe ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha i cili është pritur me ovacione nga demokratët vlonjate. Të pranishëm në “Foltoren” e Berishës janë edhe ish-presidenti Bujar Nishani, drejtuesi politik i PD-së në Vlorë Bujar Leskaj, kreu i PD-së në Vlorë Genc Deronemaj dhe deputeti demokrat Flamur Noka.

“Foltorja” e tretë e Berishës/ Ish-kryeministri pritet me

Turi i Berishës vjen pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-liderit nga grupi i PD-së, me argumentin se do të ishte i përkohshëm deri në momentin që DASH do të japë fakte për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit.

 

Të fundit