Flash News

Ditari i Opozitës

‘Foltorja’ me demokratët, Berisha: Përpjekja më e rëndësishme për një Parti Demokratike më të bashkuar

‘Foltorja’ me demokratët, Berisha: Përpjekja më e

Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur foltoren me demokratët pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Në nisje të fjalës së tij Berisha tha se kjo është një përpjekje më e rëndësishme dhe historike për një Parti Demokratike më të bashkuar më të fortë.

“Është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike më të bashkuar më të fortë dhe më të hapur e më të sigurt në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në Parlament betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar. Një gangster që nuk njeh normë e ligj por që ndërtoi në këtë tokë narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Është ditë jo fatkeqësi po mynxyrë kombëtare.

Me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër se në 8 vite ka mjeruar dhe ka varfëruar shqiptarët. 8 vite më parë ata merrnin rroga më të mëdha se të gjithë popujt e Ballkanit përfshirë bullgarët dhe rumunët. Sot paguhen 30% më pak edhe se kosovarët.

Sot betohet njeriu që me vjedhje dhe taksa me PPP i ka krijuar dhe shkaktuar vendit dhe e ka ngjitur në çatinë e botës për korrupsion. Vendi i dytë më i korruptuar i botës. Është fatkeqësi për Shqipërinë se betohet njeriu që e bëri Shqipërinë dele të zezë të Europës.” tha Berisha.

Të fundit