Flash News

Ditari i Opozitës

‘Foltorja’ me shqiptarët në Greqi, Berisha: 6 Marsi dëshmoi opozitën e vërtetë të vendit

‘Foltorja’ me shqiptarët në Greqi, Berisha: 6 Marsi

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban ‘foltoren’ e radhës me shqiptarët e Greqisë.

Gjatë takimit, Berisha foli edhe për situatën e krijuar në PD. Teksa përmendi se PD kaloi një krizë të vërtetë, Berisha deklaroi se 6 marsi vërtetoi opozitën e vërtetë të vendit. Ai fokusua nga Kuvendi i 11 Dhjetorit te referendumi i 18 Dhjetorit e deri te zgjedhjet e pjesshme.

“Në këto 5 muaj përpjekjet e PD për shndërrimin e saj në një opozitë të vertetë janë zhvillimi më pozitiv i Shqipërisë. Kaluam në disa etapa, si Kuvendi i 11 dhjetorit, referendumi i 18 dhjetorit dhe se fundi zgjedhjet e 6 marsit. Zgjedhjet e 6 marsit të dashur demokratë deshmuan qartë para shqiptarëve opozitën e vertetë të vendit. Partia Demokratike e vërtetë mori mbeshtetjen e 70 përqind të elektoratit të djathtë. Pra kemi një kthim të fuqishëm të PD si një forcë opozitare. Duhet ta pranojmë se PD kaloi një krizë të vertetë e cila përbën edhe sfidën më të madhe për ne për kapërcimin e saj. Prandaj ne kemi dalë me thirrjen për bashkimin e të gjitha demokratëve rreth votës së lire”, deklaroi Berisha.

Të fundit