Flash News

Ditari i Opozitës

"Fondet e IPARD u grabitën para fushatës"/ Berisha: Skapi i partisë bllokoi hetimin

"Fondet e IPARD u grabitën para fushatës"/ Berisha: Skapi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat, sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal, është sot këshilltare e ngushtë e kryeministrit.

"Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian. Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit",- tha Berisha. 

Të fundit