Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Berisha drejton mbledhjen e ‘Rithemelimit’ nga karrigia e kryetarit

Foto/ Berisha drejton mbledhjen e ‘Rithemelimit’ nga karrigia e

Komisioni i Rithemelimit është mbledhur prej orës 13:00 në selinë e PD. Mbledhja sikurse shihet edhe në foto, po drejtohet nga ish-kryeministri Berisha, i cili është ulur në karrigen e kryetarit.

Në mbledhjen marrin pjesë vetëm anëtarët e ‘Rithemelimit’, ndërsa mungojnë deputetët demokratë. ‘Rithemelimi’ njoftoi mbledhjen pasi gjykata e Tiranës zbardhi vendimin për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Në vendim, theksohej se Kuvendi i thirru ishte legjitim dhe në përputhje me statutin e PD-së. Për rrjedhojë, edhe vendimet e dala nga ai Kuvend shpallen legjitime.

Ndërsa, nga mbledhja e ‘Rithemelimit’ ende nuk kanë dalë detaje se për çfarë po diskuton komisioni.

Të fundit