Flash News

Ditari i Opozitës

FRPD e akuzoi për delegatë ‘të rremë’, Bardhi: Më thoni emrin të nxjerrim videon e anëtarit

FRPD e akuzoi për delegatë ‘të rremë’, Bardhi:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, iu përgjigj deklaratave të nënkryetarit të FRPD-së, Grigels Muçollari.

Në një deklaratë për mediet, Bardhi tha se mjafton t’i japin një emër të anëtarit që dyshohet se është manipuluar, për të nxjerrë videon e pjesëmarrjes së tij në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

“Erdhën këtu folën për të vdekur në listat të lexuara prej nesh. Më thuaj një emër që të kemi mundësi t’ia nxjerrim me video anëtarin që ka qenë pjesëmarrës. Kanë një muaj që kanë premtuar transparencë financiare për mitingun e 11 dhjetorit dhe sot fshihen. Janë tmerruar për adezivët në selinë qendrore të PD-së. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sali Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shanc ta kthejë PD-në në bunker ku strehohen trafikantë droge nga Britania e Madhe”, deklaroi Bardhi.

Të fundit