Flash News

Ditari i Opozitës

FRPD protestë - homazh para kryeministrisë për vdekjen e Lutfi Çekirit

FRPD protestë - homazh para kryeministrisë për vdekjen e Lutfi

Forumi Rinor i Partisë Demokratike zhvilloi pasditen e sotme një protestë - homazh para kryeministrisë për humbjen nga jeta të 53-vjeçarit, Lutfi Çekiri.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se ajo që i ndodhi 53-vjeçarit mund t’i ndodhë secilit prej nesh, pasi vëmendja e qeverisë nuk është tek njerëzit.

“Jemi këtu sepse respektojmë jetën, sepse mendojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut mund të na ndodhë secili prej nesh. Pse ndodhi? Është çështje prioritetesh kjo punë.

Kjo qeveri nuk e ka fare vëmendjen te ne. Shpresojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut nuk i ndodh Ramës, Ogertës se këta i hipin charterave e shkojnë në spitalet më të shtrenjta, kurse shëndetësinë e tyre falas na e lënë neve, qytetarëve të thjeshtë.

Ne jemi 40 të rinj që ndezim qiri për një jetë të humbur që mund të ishte shpëtuar dhe rrethohemi me polici sikur kushedi çfarë po ndodh”, tha Këlliçi.

53-vjeçari nga Ndroqi, Lutfi Çekiri humbi jetën nga COVID-19. Ai denoncoi në media se në spitalin ku po trajtohej, nuk mori ndihmën e duhur mjekësore dhe sipas tij mjekët e "sorollatën" sa në një spital në tjetrin.

FRPD protestë - homazh para kryeministrisë për vdekjen e Lutfi

Të fundit