Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
FRPD Vlorë thirrje për protestë më 20 Shkurt: Për pronën, arsimin, drejtësinë dhe menaxhimin e qytetit

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të bashkohen në protestën e opozitës, e planifikuar më 20 shkurt në Tiranë.
Ata kanë argumentuar se qyteti i tyre po përballet me “zhveshje institucionale” dhe keqmenaxhim nga pushteti qendror.
Mesazhi i plotë:
Plagët e hapura të Vlorës: Zhveshja institucionale
Para rreth 6 muajve, FRPD Vlorë publikoi një videodenoncim për situatën e atëhershme të Vlorës, kohë kur kryeministri orvatej që dështimet e tij lidhur me turizmin dhe infrastrukturën t'ua faturonte bizneseve dhe qytetarëve vlonjatë. Në fakt, nuk e dinim se ajo video do të ishte prelud i asaj që do të ndodhte më vonë. Kryebashkiaku i kohës dha dorëheqjen e sot Vlora udhëhiqet nga një kryetare moralisht jolegjitime, e dalë nga një proces zgjedhor me vetëm 12 përqind pjesëmarrje. Mesazhi ishte i qartë: Vlora nuk mund të merret e mirëqenë.
Megjithatë, të dendur nga pushteti i pandërprerë, qeveria vazhdoi një sagë përçmimi ndaj një qyteti që nuk i ka asnjë borxh. Saga mban emrin: “Zhveshja institucionale” dhe tregon bastisjen e Vlorës nga institucionet kyçe.
Zhvendosja përfundimtare e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës është një lojë diabolike e zhvilluar gradualisht. Në fillim Kadastra u kthye në një zyrë jofunksionale, më pas filloi digjitalizimi i saj për t'i shkëputur qytetarët nga shërbimet, e në fund u bë zhvendosja e panevojshme në një godinë tjetër shumë afër të parës. Pas degradimit të qëllimshëm, heqja e Kadastrës ndodh në qarkun me ngarkesën më të madhe të konflikteve pronësore për shkak të mbivendosjeve historike, rritjes së fortë të vlerës së tokës bregdetare dhe bumit të investimeve turistike me qindra leje ndërtimi të dhëna vitet e fundit. Kostot për qytetarët dhe bizneset e Vlorës rrezikojnë të rriten përmes shpenzimeve deri qindra euro për çdo procedurë fizike, ndërmjetësimeve dhe vonesave në hipotekim. Nga ana tjetër, edhe pse digjitalizimi shitet si hap përpara, skandali i sigurisë kibernetike i vitit 2022 deri te kriminalizimi i vetë AKSHI-t në 2025 ka shkatërruar besimin publik. Nuk është rastësi që kjo politikë e zhvendosjes nis të zbatohet në Vlorë, aty ku prona ka vlerë më shumë se në çdo qytet tjetër.
Qyteti që po kthehet në fantazmë nuk nis as mbaron me Kadastrën. Kujtesën e vrasin rastet kur vlonjatëve të Orikumit iu hoq Bashkia para disa vitesh, apo kur arsimtarëve iu zvogëlua institucioni lokal arsimor duke e zhvendosur drejtorinë qendrore të Arsimit në Fier. Bastisja institucionale nuk kurseu asnjë fushë, aq më pak drejtësinë. Si pasojë e reformës në drejtësi dhe hartës së re gjyqësore, Vlorës iu hoqën Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative, duke e përqendruar sistemin në Tiranë e Lushnjë. Kjo do të thotë se çdo qytetar apo biznes i Vlorës që do të kërkojë drejtësi në shkallë të tjera të gjyqësorit, do t’i duhet të harxhojë kohë dhe para për ta ndjekur procesin në Tiranë. Pasojat nisin që nga zgjatja e proceseve gjyqësore për muaj e vite, shtimi i shpenzimeve procedurale, ngarkesa më e madhe për avokatët lokalë deri tek dekurajimi i qytetarëve për të ndjekur të drejtën e tyre deri në fund. Socialistët e bënë drejtësinë për vlonjatët më të shtrenjtë, më të largët dhe më të vështirë për t’u arritur.
Katër janë pikat nevralgjike të goditura nga kjo valë "zhveshjeje institucionale": prona, arsimi, drejtësia dhe menaxhimi i qytetit. Kjo bastisje e Vlorës nga qeveria shqiptare mjafton për ta shkërrmoqur mitin e fabrikuar nga patronazhistët se "ai e do Vlorën".
Morali është i thjeshtë: ky qytet është aq i bukur sa duhet zotëruar, dhe aq rebel sa duhet nënshtruar. Por, pyetja që ngrihet është: a i ka bërë mirë ky njeri llogaritë me vlonjatët? Dhjetori që lamë pas tregoi se kryeministri e ka të brishtë rehatinë kur reagon Vlora. Vlora i ka mësuar Shqipërisë në histori kryengritjen, jo kokëuljen, rebelimin, jo konformizmin, vetëqeverisjen, jo nënshtrimin. Në këtë frymë, nuk bëjmë asnjë hap pas në bashkimin me protestat e opozitës. Autokrati centralizon pushtetin, ne centralizojmë revoltën.
Më 20 Shkurt, ndër shqiptarë, Vlora flet!
Çajup Shehaj, Klajdi Qepi dhe Deti Sharra – FRPD Dega Vlorë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38