Flash News

Ditari i Opozitës

Fshehja e numrit të viktimave, eksperti i shëndetësisë: Ndodh me një tampon negativizues, si merret nga pacientët e shtruar në spital

Fshehja e numrit të viktimave, eksperti i shëndetësisë:

Mjeku Gazment Koduzi pjesë e grupit të ekspertëve të shëndetësisë së Partisë Demokratike deklaron se manipulimi i shifrave të viktimave nga Covid-19 në vend po ndodh përmes një tamponi negativizues që pacientëve të shtruar i merret pak ditë pasi qëndrojnë në spital.

Ministria e Shëndetësisë kur bën raportimin e personave të shtruar në spital, apo personave të humbur jetën nuk përfshin në shifrat e saj ato persona që e kanë tamponin negativ. Dihet shkencërisht që pas ditës së 10 sa më shumë kalon koha aq më shumë janë gjasat që virusit të mos gjendet më në hapësirën e hundës dhe gojës po të jetë në mushkëri. Në këtë rast tamponi del negativ”, thekson Koduzi për abc news.

Por kush është qëllimi që sipas mjekut Gazment Koduzi.

Përtej kritikave dhe nga opozita për mënyrën e menaxhimit, përtej pasojave ekonomike dhe sociale në fund fare ajo që do ngelë në letër janë shifrat. Dhe një nga shifrat kryesore që krahasohet sot është vdekshmëria për 1 milion banorë”, sqaron Koduzi.

Kreu i PD, Lulzim Basha denoncoi një natë më parë në ‘Opinion’ se numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri është 923 prej mars-tetor dhe jo 509 sic kanë raportuar autoritetet.

Të fundit