Flash News

Ditari i Opozitës

Ftesa e Ramës për opozitën, Baçi: Jemi në shesh, e luftojmë vetë korrupsionin

Ftesa e Ramës për opozitën, Baçi: Jemi në shesh, e

Deputeti i PD, Luan Baçi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili sot i ka bërë një ofertë opozitës për arritur një “armëpushim”, për të punuar së bashku në betejën kundër korrupsionit. 

I ftuar në Euronews Albania, deputeti theksoi se nuk është e nevojshme që opozita t'i bashkohet Ramës për të luftuar korrupsionin, pasi opozita është në luftë me korrupsionin.

Paralajmërimi nuk bëhet me një apo dy mbledhje. Nuk është e nevojshme që Rama të bëjë paralajmërime, duke thënë se përgjegjësia është individuale.

Gjithsecili ka përgjegjësi individuale, por përgjegjësia është kolektive. Rama vendos të tjerët zbatojnë, dikush del me mendjen e atij, dikush pa mendjen e tij. Rama po u bën një lëshim të gjithë të korruptuarve në radhët e tij.

Sot Rama lau duart nga të gjithë ato që do të ndodhin në vazhdimësi. SPAK duhet të kishte marrë në hetim Veliajn, por e ka marrë si person në dijeni.

Dihet tani që 5 drejtorë i ka në burg, ata 5 drejtorët nuk kanë vjedhur jashtë bashkisë. Mendoj se kjo mazhorancë është në ditët e fundit të saj. Është një mazhorancë që është kalbëzuar. Skandali këtu mbulon skandalin. Kemi struktura të posaçme për  të luftuar korrupsionin.  Opozita nuk ka nevojë për ftesën e kryeministrit, opozita është në shesh. Opozita është në luftë me korrupsionin dhe nuk ka nevojë që ti bashkohet Ramës”-tha ai.

 

Të fundit